Fury ka caktuar duelin me Wilder, por këtë vit synon edhe duelin me Joshua

 Fury ka caktuar duelin me Wilder, por këtë vit synon edhe duelin me Joshua

Tyson Fury ka bërë të ditur se akoma synon një duel me Anthony Joshua, këtë vit.

Promotori i Fury, Frank Warren, ka zbuluar se klienti i tij është i gatshëm të përballet me Anthony Joshua, këtë vit.

Përkundër faktit se ka aranzhuar trilogjinë me Wilder, britaniku planifikon edhe duelin me AJ, në fund të këtij viti, saktësisht në dhjetor.

“Tyson vs Anthony Joshua, në dhjetor, është ajo që mbetet si idealja për t’u bërë. Ai është dueli që të gjithë duan të shohin dhe dueli që duan ta bëjnë” ka thënë Warren, transmeton lajmi.net.

“Shpresoj që një gjë e tillë do të sqarohet dhe të caktohet” ka thënë tutje promotori.

Joshua në anën tjetër do të ketë punë me Kubrat Pulev për të mbrojtur titullin e kampionit, më 20 qershor.

Mbetet të shihet nëse Joshua dhe Fury pastaj do të arrijnë marrëveshje për një duel që do të zinte vend në dhjetor.

LAJME TË TJERA