Futbolli kosovar në zi: Ndërron jetë ish-themeluesi i klubit të njohur në Kosovë

 Futbolli kosovar në zi: Ndërron jetë ish-themeluesi i klubit të njohur në Kosovë

Klubi Futbollistik “Drenasi” ka njoftuar se këtë të premte (5 qershor) i është dhënë lamtumira e fundit, Flurim Bujupit, ish-themeluesë i klubit, shkruan Gazetasheshi.com.

Bujupi, i cili ishte edhe delegat në Federatën e Futbollit të Kosovës ka ndërruar jetë pas në sëmundje të shkurtër, teksa lamtumira i’u dha këtë të premte.

Informacioni është publikuar edhe në faqen zyrtare të klubit nga Drenasi.

Njoftimin e plotë mund ta gjeni mëposhtë:

“Të dashur sportdashës,

Sot i dhamë lamtumiren e fundit Flurim Bujupit i cili u nda nga ne pas një sëmundje të shkurtër.
Flurimi ishte bashkëthemelues i KF Gryka me vonë KF Drenasi, gjithashtu ishte edhe delegat në FFK i cili ka dhënë një kontribut të çmuar në sportin e Kosovës dhe në veçanti për klubin tonë.

Të gjithë bashkëpunëtorëve, miqve, lojtarëve e në veçanti familjes dhe farefisit ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta. Sot sporti humbi një njeri të madh por që do ta përkujtojmë çdoherë”.

LAJME TË TJERA