Futbollisti 16 vjeçar nga Kosova debutoi në Superioren e Shqipërisë

 Futbollisti 16 vjeçar nga Kosova debutoi në Superioren e Shqipërisë

Arbër Bytyqi është një futbollist i ri, i talentuar dhe me një të ardhme të ndritur, shkruan Gazeta inFokus.

Bytyqi që është nga Komuna e Prizrenit dje si 16 vjeçar ka debutuar në Superioren e Shqipërisë.

Ai me skuadrën e Laçit ka luajtur ndeshjen e parë në kampionatin elitar shqiptar, ku skuadra laçiane fitoj ndaj Luftëtarit me rezultat 3-1.

Bytyqi është 16 vjeç e 9 muaj dhe është një nga lojtarët më të rijnë nga Kosova që ka debutuar në kampionatin e Shqipërisë.

Prizrenasi ka shkuar të skuadra e Laçit pas sugjerimeve që trajneri Samuel Nikaj i ka bërë drejtuesve të klubit laçian.

16 vjeçari ka qenë pjesë e Kombëtares së Kosovës U-17, ndërsa se fundmi ka zgjedhur që ta përfaqësoj Shqipërinë U-17, ku ka zhvilluar ndeshje ndaj kombëtarëve si Portugalia, Gjeorgjia e Ukraina.

LAJME TË TJERA