Futbollisti i Atletico Madrid pozitiv me COVID-19

 Futbollisti i Atletico Madrid pozitiv me COVID-19

Pikërisht në momentet kur të gjithë po bëheshin gati që kampionati të rikthehet, një numër i futbollistëve rezultojnë pozitivë.

Në Spanjë janë bërë të gjitha përgatitjet për rikthim sa më të shpejtë në fushat e blerta, teksa Barcelona tashmë u është kthyer përgatitjeve, përcjell GazetaBlic.

Megjithatë, situatë nuk qëndron mirë në kampin e “Los Colchoneros”. Sipas “Globoesporte”, mbrojtësi i Atletico, Renan Lodi ka rezultuar pozitiv pas testit të fundit.

“Renan Lodi, pozitiv me Covid-19 sipas medias braziliane, Globoesporte”, shkruan El Chiringuito de Jugones në Twitter.

22 vjeçari nga Brazili do të hyjë në karantinë, ndërsa pas dhjetë ditësh do t’i nënshtrohet edhe një testi, për të parë nëse ka arritur ta tejkalojë virusin.

LAJME TË TJERA