Gërvalla ia huq përsëri me flamuj, Andorrës ia uron pavarësinë me flamurin e Moldavisë

 Gërvalla ia huq përsëri me flamuj, Andorrës ia uron pavarësinë me flamurin e Moldavisë

Ministria e Punëve të Jashtme, ka bërë një tjetër huqje me flamuj duke e ngatërruar flamurin e Andorrës me atë të Moldavisë.

Ministria e Punëve të Jashtme ia ka uruar ditën e pavarësisë Andorrës, por në vend të flamurit të këtij shteti, e kanë vendosur flamurin e Moldavisë.

Por, pas më shumë se gjysmë orë, Ministria e Punëve të Jashtme e ka fshirë urimin ku vihet re gabimi dhe e ka bërë zëvendësimin e flamujve.

Kjo nuk është hera e parë që Donika Gërvalla ia huq me vendosjen e flamujve, ku më herët e kishte ngatërruar flamurin e Organizatës së Kombëve të Bashkuara me atë të NATO-s.

LAJME TË TJERA