Faqja jonë përdorë "cookies". Në momentin që pranoni këtë, pajtoheni me kushtet e përdorimit të portalit 07 Press. 

Gjakovari 91-vjeçar e akuzon bashkëshorten për tradhti, e rrah e bën ‘llom’

Akuzat për tradhti janë bërë mollë sherri mes një çifti të moshuar në Gjakovë, të cilët u përleshën pas mosmarrëveshjeve, me ç’rast bashkëshorti 91-vjeçar dyshohet se ushtroi dhunë fizike ndaj gruas së tij 78-vjeçare.

Kjo ngjarje ka ndodhur në rrugën “Nëna Terezë” në Gjakovë, në orët e mëngjesit të ditës së djeshme, kur dikush e njoftoi Policinë për këtë rast të dhunës në familje.

Vetaksident i tmerrshëm tek ‘Ura e Fshajtë’ – PAMJE

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se motivi i gjithë sherrit që plasi në këtë familje janë akuzat e burrit, i cili e ka rrahur bashkëshorten e tij, duke i bërë presion, se gjoja se ajo e ka tradhtuar me një person.

Kjo ka bërë që Policia të aktivizohet dhe ta arrestojë të dyshuarin, i cili është shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratë në lidhje me rastin. Përveç tij, para hetuesve policorë ka dëshmuar edhe viktima, e cila ka vendosur të shkojë te e bija për të jetuar, pasi aty ndihet më e sigurt.

Të dyshuarin 91-vjeçar, Prokurori i Shtetit ka vendosur që ta hetojë në procedurë të rregullt për dhunë në familje.

Peshkatari shpëton 33-vjeçaren që kërceu nga Ura e Fshajt me synimin për t’u vetëvrarë