Gjakovë, arrestohet një person i dyshuar për fajde

 Gjakovë, arrestohet një person i dyshuar për fajde

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjakovë, pasi dyshohet se është marrë me fajde.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se të dyshuarit i janë gjetur edhe mjete financiare, ku janë sekuestruar 10 mijë euro.

“Nga njësiti i hetimeve pran Drejtorisë për hetimin e krimit të organizuar lidhur me veprat e cekura në flagrancë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë arrestimit te i dyshuari janë gjetur mjete financiare – para të gatshme të cilat viktima i kishte paguar këste për fajde.

Nga i dyshuari në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: 10.000 (dhjetëmijë) euro para të gatshme, një veturë dhe një telefon”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia bën të ditur se personi i dyshuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

LAJME TË TJERA