Gjakovë: Djali i dehur rrah nënën e tij

 Gjakovë: Djali i dehur rrah nënën e tij

Një rast dhune fizike ka ndodhur në qytetin e Gjakovës.Një person është arrestuar dje pasi nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar të ëmën.

Policia ka njoftuar se djali ka rrahur nënën e tij i cili është dërguar në mbajtje.

Ndërsa, viktima ka refuzuar të merrte trajtimin mjekësor.“Gjakovë 02.02.2021 – 11:30.

”Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ai në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht nënën e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka refuzuar trajtimin mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

LAJME TË TJERA