Gjendet në Kukës 20-vjeçarja nga Klina që u zhduk të premten

 Gjendet në Kukës 20-vjeçarja nga Klina që u zhduk të premten

Është gjetur 20-vjeçarja nga fshati Volljak i Klinës, Donisa Berisha, e cila është zhdukur nga mëngjesi i të premtes, shkruan Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali mëson nga sinjalizuesit se 20-vjeçarja është gjetur në Kukës të Shqipërisë.

Sinjalizuesit i kanë thënë Gazetës se ajo është gjetur mesnatës e sotme dhe familja e saj ka shkruar për ta marrë.

Donisa do të kthehet në Kosovë pas përfundimit të procedurave administrative.

Gazeta Sinjali ka raportuar mbërmë për zhdukjen e saj. E njëjta ishte zhdukur edhe para më shumë se një viti dhe kur ishte gjetur nga policia ajo kishte tentuar t’ia vë flakën vetës.

LAJME TË TJERA