Gjendja shëndetësore e infermierëve të prekur me Covid 19, stabile

 Gjendja shëndetësore e infermierëve të prekur me Covid 19, stabile

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar mbi gjendjen e pacientëve me Covid 19 në Klinikën Infektive.Detaje janë dhënë edhe mbi stafin shëndetësor të kësaj klinike të infektuar me Koronavirus.

Nga 5 infermierët e infektuara me Covid 19, njëra është shëruar dhe liruar në shtëpi, ndërsa 4 infermiere të tjera janë në gjendje të mirë shëndetësore thuhet në njoftimin e tyre.

Postimi i plotë:Në Klinikën Infektive, sot më 10 prill 2020 janë të hospitalizuar 44 pacientë.Prej tyre, 40 pacientë janë me Covid 19.

Klinika është në pritje të rezultatave edhe për 4 raste.

Gjatë 24 orëve të fundit janë liruar 25 raste të cilët janë testuar dhe rezultuar negative për Covid 19.Gjendja e pacientëve – nga 40 raste të infektuara me Covid 19:

• 33 raste janë në gjendje stabile
• 5 janë në gjendje të rëndë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
• Në mjekimin intensiv vazhdojnë të jenë në gjendje kritike dy pacientë të cilët janë në ventilim mekanik.Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brenda spitalor, ndërsa nga 5 infermierët e infektuara me Covid 19, njëra është shëruar dhe liruar në shtëpi, ndërsa 4 infermiere të tjera janë në gjendje të mirë shëndetësore.Burimi: Klinika Infektive, QKUK

LAJME TË TJERA