Gjendje e rënduar në QKUK, këto janë të dhënat e fundit

 Gjendje e rënduar në QKUK, këto janë të dhënat e fundit

QKUK ka njoftuar se janë 424 pacientë të shtrirë me covid-19, raporton 07 Press.

Sipas njoftimit të lëshuar për media thuhet se janë 46 pacientë në gjendje të rëndë shëndetësore.

COVID- 19: 627 pacientë të shtrirë në SHSKUK

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet regjionale po trajtohen 629 pacientë, prej tyre 424 të konfirmuar me COVID-19, gjersa 381 janë në oksigjeno-terapi.

Sipas raportimeve të klinikave të QKUK-së dhe të spitaleve të përgjithshme, 46 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore, 19 në respiratorë dhe 27 me CPAP- maskë.

Në QKUK janë të hospitalizuar 265 pacientë- nga ta 214 të konfirmuar me COVID- 19.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 362 pacientë, kurse të konfirmuar me COVID-19 janë 210.

LAJME TË TJERA