Gjenerata U15 nga Rahoveci, nënkampione e rajonit 07

 Gjenerata U15 nga Rahoveci, nënkampione e rajonit 07

Burim Dula ka shënuar një tjetër sukses në karrierën e tij si trajner.

Dula, së bashku me gjeneratën U15 të SH.F Rahoveri, është shpallur nënkampion i rajonit të Gjakovës për edicionin 2019/2020.

Djelmoshat e qytetit regjistruan gjashtë fitore, një barazim e dy humbje përgjatë gjithë kampanjës, teksa u dalluan për sulm efikas e mbrojtje solide, me një dallim të madh në favor të golave të shënuar në krahasim me atyre të pranuar, 39 – 13.

Më poshtë edhe momenti kur nënkampionëve u dorëzohet kupa e vendit të dytë dhe njëherit renditja tabelare.

LAJME TË TJERA