Gjilani arrin marrëveshje me Arbër Prekazin, sot prezantohet qendërmbrojtësi i njohur kosovar

 Gjilani arrin marrëveshje me Arbër Prekazin, sot prezantohet qendërmbrojtësi i njohur kosovar

Sport Club “Gjilani” është duke punuar në afatin kalimtar të verës për të qenë sa më konkurrues në sezonin e ri.

Gazeta “Sheshi” mëson se skuadra e Gjilanit ka arritur marrëveshje me qendërmbrojtësin e njohur kosovar, Arbër Prekazin.

Gjithashtu, mësohet se zyrtarizimi i futbollistit është vetëm çështje kohe.

Prekazi së fundmi ka mbrojtur ngjyrat e Ballkanit të Suharekës ku e kishte kontratë futbollisti, por që skuadra gjilanase ka paguar kartonin e futbollistit.

Kujtojmë që Prekazi kishte veshur fanellën e Gjilanit vitin e kaluar në garat evropiane ku ishte si huazim.

LAJME TË TJERA