Gjithçka e kryer, Juventus arrin marrëveshje me Marash Kumbullën

 Gjithçka e kryer, Juventus arrin marrëveshje me Marash Kumbullën

Lajme të rëndësishme vijnë nga Torino rreth tregut të transferimeve të Juventus.

Gazeta nga Torino, La Stampa, raporton se Juventus, pasi ia “mori nga duart” Interit, Dejan Kulusevskin, të njëjtën gjë do të përsërisë edhe me Marash Kumbullan, përcjell GazetaBlic.

Mbrojtësi shqiptar i Hellas Veronas, Marash Kumbulla, është një hap larg transferimit te Juventus.

Madje sipas La Stampa, tashmë një marrëveshje pesë vjeçare mes Juventusit dhe lojtarit është arritur.

Transferimi i Kumbullas do t’i kushtojë Juventusit 32 milionë euro.

LAJME TË TJERA