Gjithçka gati, sot Drita luan ndaj Legias

 Gjithçka gati, sot Drita luan ndaj Legias

Sot me fillim nga ora 20:30, kampionia kosovare mbase do ta ketë testin më të vështirë deri më tani.

Kjo pasi “bardhë e kaltërit” e Nuhiut do të jenë mysafirë të Legias së Varshavës, në kuadër të rrethit të tretë kualifikues për në Europa Ligë, përcjell GazetaBlic.

Mbrëmë, Drita konfirmoi se skuadra kishte përfunduar edhe stërvitjet e fundit para kësaj përballjeje, teksa shtoi faktin se do të ketë një mungesë të madhe.

Kapiteni Ardian Limani nuk ka arritur të rikuperohet, me ç’rast do të mungojë në takimin e sontëm.

Gjithsesi, në kampin anamoravas janë optimistë se fitorja ndaj polakëve nuk është e pamundur dhe se do të japin gjithçka nga vetja, kurse synim kryesor kanë aplikimin e lojës së tyre dhe asesi frikën nga përvoja e kundërshtarit.

Warsawa, 23.09.2020Poloni🇵🇱Përfundon stervitja e fundit anti Legia!Klubi jone FC DRITA sapo ka perfunduar…

Posted by Drita FC on Wednesday, September 23, 2020

LAJME TË TJERA