Gjuajtja me armë në Krushë të Madhe, këta janë të dyshuarit që ende janë në arrati

Të dielën rreth orës 14:35, ka ndodhur një gjuajtje me armë zjarri në fshatin Krushë e Madhe të komunës së Rahovecit, ku lidhur me këtë incident ishte arrestuar një person i dyshuar.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se në këtë rast janë të përfshirë edhe tre persona, ku njëri nga ta tashmë është vetëdorëzuar ndërsa dy të tjerë gjenden ende në arrati.

Sinjali mëson së personat që gjenden ende në arrati janë A.J. dhe Xh.J.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Si pasojë e një konflikti për një veturë, dyshohet se është përdorur armë zjarri dhe njëri nga të dyshuarit është arrestuar”, tha për Sinjalin zëdhënësi i Policisë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.