Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, rezulton një i plagosur

 Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, rezulton një i plagosur

Një person dyshohet se është plagosur gjatë ditës së sotme, në një lokal tek ‘Pallati i Rinisë’ në Prishtinë.

Lajmin për Gazetën Metro e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili ka konfirmuar se rasti ka ndodhur rreth orës 16:00.

Me datë 07.06.2020 rreth orës 16:00, policia ka pranuar një informate për një person të plagosur.

Menjëherë njësitet e policisë kanë shkuar në lokalicionin ku është raportuar incidenti dhe kanë konstatuar se te një lokal te Pallati i Rinisë në Prishtinë, një person dyshohet të jetë i plagosur”, ka thënë ai.Tutje, Hoxha për Metron ka theksuar se do të sqarohen të gjitha rrethanat e tjera nga organet kompetente, lidhur me rastin.

“Ekipet mjekësore kanë dalë në lokacion, ndërsa edhe njësiti i forenzikës dhe hetuesisë së PK’së po kryejnë procedurat e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat e tjera lidhuer me rastin. Pas raportimeve shtesë, do të njoftoheni nga kompetentet për detaje të tjera”, tha ai.

LAJME TË TJERA