Shkon në 1450 numri i vdekjeve nga koronavirusi në vend, këto janë të dhënat e 24 orëve të fundit
Glauk Konjufca e Mefail Bajqinovci shijojnë natyrën e Kosovës, po frymëzohen për zgjedhjet eventuale

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca dhe deputeti i LVV-së, dosti i tij, Mefail Bajqinovci kanë shfrytëzuar sot natyrën.
Ata kanë ecur nëpër Bjeshkët e Popovës, mes Bajgorës dhe Llapit, transmeton Indeksonline
Duket se disantaca mes tyre ishte ashtu siç kërkuan institucionet përgjegjëse, lidhur me covid-19.
Ndryshe, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, përmes një letre zyrtare i ka kërkuar Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje një emër të ri për ta mandatuar si kandidat për ta formuar Qeverinë e re.
Në këtë letër drejtuar Kurtit, Thaçi ka thënë se pas mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë (Vendimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës Nr. 07-V-013, të datës 25.03.20120), në pajtim me nenin 95 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës do t’i ndërmarrë hapat e nevojshëm për caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
