Hapen kundërligjshëm restorantet e kafitëritë, reagon policia

 Hapen kundërligjshëm restorantet e kafitëritë, reagon policia

Policia e Kosovës po vazhdon të mbikëqyrë respektimin e masave për përhapjen e mëtutjeshme të sëmundjes së COVID-19 në tërë territorin e vendit.

Në 20 raste të ndryshme janë shoqëruar 25 persona të cilët janë ndaluar për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë.

Ajo që vihet re është se një numër i konsiderueshëm i këtyre rasteve, saktësisht 9 prej tyre, kanë të bëjnë me hapjen e kundërligjshme të restoranteve dhe kafiterive.

Në fshatin Stanofc i Ulët të komunës së Vushtrrisë është arrestuar e dyshuara femër kosovare e cila nga njësiti policor është hasur brenda në një lokal duke punuar dhe duke shërbyer pije. E dyshuara nuk ka respektuar vendimin e qeverisë, ndaj të cilës është iniciuar lënda e rastit dhe e njëjta pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Në rrugën “Ali Gashi” në Skenderaj policia gjatë patrullimit ka vërejtur se një kafiteri dhe dy restorante në dy pompa të derivateve kanë punuar në kundërshtim me vendimet qeveritare. Për këto tri raste, në konsultim me prokurorin kujdestar ndaj pronarëve janë iniciuar raste.

Edhe në Dragash një mashkull kosovar është arrestuar për arsye se kishte hapur restorantin në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë. I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Në magjistralen Prishtinë – Gjilan dy meshkuj kosovarë janë arrestuar për arsye se të njëjtit kishin hapur restorantin në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Të dyshuarit pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Në rrugën B në kryeqytet gjithashtu është arrestuar një mashkull kosovar për arsye se i njëjti kishte hapur restorantin në kundërshtim me vendimin qeveritar.

Në Prishtinë, në rrugën “Ali Vitia” dy meshkuj kosovarë janë arrestuar për dy raste të ndryshme pasi kanë hapur restorantet e tyre./ Tv Malisheva

LAJME TË TJERA