Hapja e tregut vendor, e domosdoshme për fermerët e Rahovecit

 Hapja e tregut vendor, e domosdoshme për fermerët e Rahovecit

Komuna e Rahovecit është duke bërë përpjekje të vazhdueshme për gjetjen e ndonjë zgjidhje që fermerët të mund ti shisnin produktet e tyre në tregun e caktuar në mënyrë që edhe qytetarët, të konsumojne prodhime më të shëndetshme dhe të sigurta.

Fermerët janë të detyruar të bëjne vjeljen e produkteve të tyre dhe të përballojnë vështirësitë e furnizmit me impute. Po ashtu, problem në këtë fazë paraqesin edhe produktet e blegtorëve të cilët prodhojnë produktet e bylmetit si dhe kultivuesve të fidaneve që nuk kanë ku t’i shesin ato.

Tregu vendor luan rol të rëndësishëm në shitjen dhe tregtimin e produkteve bujqësore që dalin nga toka vendase dhe nga puna e fermerëve të Komunës së Rahovecit në Kosovë.

LAJME TË TJERA