Haxhi Krasniqi dhe Gold AG fotografohen me flamurin shqiptar gjatë vizitës në Koshare

 Haxhi Krasniqi dhe Gold AG fotografohen me flamurin shqiptar gjatë vizitës në Koshare

Boksieri Robin Haxhi Krasniqi gjatë këtyre ditëve ka qenë një nga emrat më të komentuar në media e gjithandej pas shpalljes kampion bote.

Ai po qëndron këto ditë në Kosovë, ndërsa pas takimeve me liderët politikë ka nisur vizitat e tij nëpër vende të ndryshme, shkruan Telegrafi, përcjell 07 Press.

Pas Prekazit, i njëjti gjatë ditës së sotme (e diel) duket se ka vizituar Kosharen, varrin e luftëtarit Agim Ramadani së bashku me reperin Gold AG.

Ky i fundit ka ndarë një fotografi në rrjetin social, Instagram, ku shfaqet krenar përkrah boksierit nga Juniku.

“Zemër luani se lun qerpikun, o Haxhi Krasniqi bre se korit Junikun”, ka shkruar Arian Agushi (emri i vërtetë).

View this post on Instagram

BAC U KRY !

A post shared by Robin Krasniqi (@robin_krasniqi) on

Gjatë të enjtes, Haxhiu ka mbajtur një konferencë për shtyp në Prishtinë, ku ka thënë se ëndërron të boksojë në stadiumin “Fadil Vokrri” para tifozëve shqiptarë.

Ai njëherësh u nderua me Medaljen Presidenciale të Meritave nga presidenti Thaçi. /

LAJME TË TJERA