Haxhiu: Jeta qytetare po rrezikohet nga vendimet e qeverisë ilegale

 Haxhiu: Jeta qytetare po rrezikohet nga vendimet e qeverisë ilegale

Ish-ministrja Albulena Haxhiu thotë se me veprimet e fundit të qeverisë së udhëhequr nga Avdullah Hoti, të cilën ajo e quan ilegale, po rrezikohet jeta e qytetarëve.

Sipas saj, strategjia e kësaj qeverie po rrezikon arritjet e deritanishme në menaxhimin e koronavirusit.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Haxhiu thotë se veprimet më të lehta janë ‘largimet e kufizimeve’ por se në rastet e tilla kërkohen vendime të matura.

Shkrimi i plotë i Haxhiut në Facebook:

Rritja e numrit të rasteve pozitive përbën shqetësim serioz dhe në anën tjetër kërkon kujdes maksimal nga të gjithë.

Por “strategjia” e Qeverisë ilegale për tu nxituar dhe për të hapur gjithçka dhe hequr çdo kufizim, përbën rrezik të madh dhe përmbysë secilën arritje të deritashme!

Veprimi më i lehtë është ” hapi të gjitha, largoje çdo kufizim”.

Bëhet fjalë për shëndetin dhe jetën e qytetarëve prandaj duhet kujdes dhe veprime e vendime të matura!

LAJME TË TJERA