Haxhiu me akuza interesante për qeverinë Hoti: Këta nuk kanë lidhje…

 Haxhiu me akuza interesante për qeverinë Hoti: Këta nuk kanë lidhje…

Ish-minitrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka hedhur kritika në drejtim të qeverisë Hoti sa i përket menaxhimit të pandemisë.

Haxhiu thotë se Gjendja e Jashtëzakonshme do të duhej të vinte si pamjaftueshmëri e masave, por jo si zëvendësim i vonë i mungesës së masave.

“Më shumë si mjet i domosdoshëm këta duket se e kanë dashur gjendjen e jashtëzakonshme si fazë të domosdoshme” shkruan ajo në Facebook.

Ajo tutje shton se LDK-ja nuk ka lidhje fare me mënyrën si menaxhohet Pandemia.

Postimi i plotë i Haxhiut:Kjo është mënyra e atyre që operojnë me ekstreme dhe pa asnjë plan.

Prej hapjes totale në gjendje të jashtëzakonshme. Kjo më së miri shpreh se këta nuk kanë fare lidhje me menaxhim.

Gjendja e jashtëzakonshme do të mund të vinte, në ndonjë rrethanë, vetëm si mosmjaftueshmëri e masave, por jo zëvendësim i vonë i mungesës së masave.

E gjithë sjellja e këtyre ditëve e këtyre personave të qeverisë Koti ka qenë demobilizuese, çorganizuese dhe asapak që nxit kujdes tek vet qytetarët.

Ju nevojit një muaj për të krijuar kaos dhe për të thënë se po shpallim gjendjen e jashtëzakonshme. Përkthyer më thjeshtë kjo i bije që: ne nuk dijmë të menaxhojmë, të analizojmë, të shkojmë në masa graduale dhe tash jemi të detyruar me masën ekstreme të sjellim rend.

Më shumë si mjet i domosdoshëm këta duket se e kanë dashur gjendjen e jashtëzakonshme si fazë të domosdoshme.Pa plan mjetet bëhen qëllim në vetvete, nëse tashmë ky nuk ka qenë plan në vete.

LAJME TË TJERA