Hodhi në gjyq babain, merret vendim i ri për Rihannën dhe Ronald Fenty

 Hodhi në gjyq babain, merret vendim i ri për Rihannën dhe Ronald Fenty

Rihanna dhe babai i saj kanë shtyrë betejën e tyre gjyqësore.

Këngëtarja ka vendosur të ndeshet me babain e saj, Ronald Fenty, pasi e akuzoi atë për përfitime nga karriera e saj, në 23 qershor, por të dyja palët kanë kërkuar një shtyerje për shkak të faktit që Rihanna aktualisht po jeton në Londër dhe nuk ka në plan të fluturojë për në Los Angeles, për shkak të koronavirusit, përcjellë GazetaBlic.

Sipas dokumenteve gjyqësore të marra nga The Blast, Rihanna dhe babai i saj kanë njoftuar gjykatën se ata arritën një marrëveshje për të shtyrë gjyqin të paktën më 22 shtator, dhe një gjykatës ka nënshkruar datën e re.

Rihanna paditi babanë e saj dhe bashkëpunëtorët e tij në Fenty Entertainment vitin e kaluar, duke i akuzuar ata se përfaqësonin rrejshëm atë dhe prenotimin e emisioneve pa dijeninë e saj.

LAJME TË TJERA