Hoti e Vuçiq do të takohen në Bruksel më 7 shtator

 Hoti e Vuçiq do të takohen në Bruksel më 7 shtator

Nga Uashingtoni, delegacioni i Kosovës që mori pjesë në bisedimet me Serbinë, do të udhëtojë për në Bruksel, për të marrë pjesë në takimet ndërmjet dy vendeve të organizuara nga Bashkimi Evropian.

Këtë e ka konfirmuar për KOHËN zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Xhavit Beqiri. Ai ka thënë se nuk kanë informacione të tjera sa i përket orarit të udhëtimit.

Pas arritjes së marrëveshjes ekonomike në Shtëpinë e Bardhë, kryeministri kosovar, Avdullah Hoti do të takohet në Bruksel me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq më 7 shtator, kësaj radhe nën ndërmjetësimin e BE-së.

Zyrtarët e BE-së më herët kanë njoftuar se takimit të nivelit të lartë do t’i paraprijë një takim në nivel ekspertes nga delegacionet e të dyja shteteve.

KOHA ka pyetur BE-në për temat që pritet të diskutohen në këto takime, por akoma nuk ka marrë përgjigje. s

LAJME TË TJERA