Hoti ka një lutje për deputetët, u kërkon që sot të votojnë për…

 Hoti ka një lutje për deputetët, u kërkon që sot të votojnë për…

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pak orë para seancës ka kërkuar nga deputetët që të miratojnë buxhetin e rishikuar për vitin 2020, raporton Gazeta Express.

Gjithashtu, kreu i Qeverisë ka kërkuar që deputetët t’i miratojnë edhe marrëveshjet ndërkombëtare.

Ai ka shkruar se kjo i hap rrugë Kosovës që të vazhdohet me pagesën për të papunët dhe bizneset.

“Kjo na hap rrugë për të vazhduar me pagesën e masave të mëhershme për të papunë dhe biznese, si dhe për të nisur zbatimin e programit për rimëkëmbje ekonomike. Fondi për rimëkëmbje ekonomike prej 385 mil euro është pjesë e këtij buxheti”, ka shkruar kryeministri.

Është tepër e rëndësishme që sot Kuvendi të miratojë buxhetin e rishikuar për 2020, si dhe të ratifikojë marrëveshjet…

Posted by Avdullah Hoti on Monday, July 13, 2020

LAJME TË TJERA