Hoti: Po e shqyrtojmë mundësinë e futjes në karantinë për disa lokacione

 Hoti: Po e shqyrtojmë mundësinë e futjes në karantinë për disa lokacione

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në një konferencë për media pas mbarimit të takimit me komitetin për menaxhimin e pandemisë Covid-19, ka deklaruar që situata në Kosovë sa i përket pandemisë është alarmante.

Ai tha se Klinika Infketive është e stërmbushur me pacientë. Megjithatë theksoi se situate është nën kontroll, ani se e quajti të brishtë. Hoti tha se shteti është duke konsideruar që disa vende ku ka raste më së shumti me koronavirus, të futen në karantinë, shkruan Express.

“Jemi duke e konsideru karantinimin e disa lokacioneve ka më së shumti raste të paraqitura”, tha Hoti.

LAJME TË TJERA