Hulumtuesi për vjedhjen e 2 milionë eurove: Si u ekzekutuan mjetet në një xhirollogari pa nënshkrime?!

 Hulumtuesi për vjedhjen e 2 milionë eurove: Si u ekzekutuan mjetet në një xhirollogari pa nënshkrime?!

Rreth 2 milionë euro dyshohet se janë keqpërdorur në Thesarin e Shtetit, të cilat janë transferuar te një operator ekonomik, shkruan GazetaBlic.

Nga ky skandal, një person është arrestuar, ndërkohë që dy të tjerë të dyshuar janë ende në arrati.

Ndërkaq, hulmutuesi nga Instituti GAP, Bekim Salihu përmes një postimi të bërë në Facebook ka thënë se ministrja Bajrami duhet t’u jap përgjigje disa pyetjeve.

Ky është postimi i tij:Vjedhja e mbi 2 milionë eurove nga buxheti i shtetit nuk duhet reduktuar në vetëm një zyrtar ministrie, pytjet dhe dilemat që shtrohen këtë rast janë për cilat Hykmete Bajrami duhet të jap përgjigje:

E para: Si u ekzekutuan mjetet në një xhirollogari pa nënshkrime, ekzekutimi i mjeteve mbi 1,000 euro sipas udhëzimeve duhen tri nënshkrime të zyrtarëve të lartë

E dyta: Si e ka autorizuar BQK një transakcion të tillë (nèse nuk ka pasur fletpalosje të nënshkruar)

E treta: Si u kap rasti vetem nè transakcionin e tretë, kur ka ndodhur transakcioni i parë, tri transakcione përnjëherë nuk mund të bëhen, ngase duhet raport për ekzekutim të situacionit.

E katërta: Si u ekzekutuan mjetet për një firmë (projekt) që nuk èshtë i regjistruar në PIP (Programi për Investime Publike)

E pesta dhe kryesorja: Turp

LAJME TË TJERA