I jepet lamtumira e fundit këngëtares dhe gazetares Violetë Rexhepagiqi

 I jepet lamtumira e fundit këngëtares dhe gazetares Violetë Rexhepagiqi

Ditën e sotme i është dhënë lamtumira këngëtares dhe gazetares, Violetë Rexhepagiqi.

Për shkak të pandemisë, në varrim ishin vetëm familja e ngushtë dhe ministrja Vlora Dumoshi.
Këtë e bëri të ditur vet Dumoshi përmes një shkrimi në Facebook.

“Sapo i dhamë lamtumirën e fundit Violeta Rexhepagiqit.

Të pranishëm në ceremoninë e varrimit ishte familja e ngushtë e saj dhe unë si Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Violetën do ta kujtojmë përherë, të dashur, të qeshur e përjetë të gjallë në kujtimet tona.U prehsh në dritën tënde, Violetë!”, shkroi Dumoshi në Facebook.

Gazetarja, këngëtarja dhe kompozitorja Violeta Rexhepagiqi ndërroi jetë mëngjesin e 16 prillit.

LAJME TË TJERA