I ndalohet hyrja në Kosovë ekipit serb të hendbollit, reagon Qeveria e Serbisë

 I ndalohet hyrja në Kosovë ekipit serb të hendbollit, reagon Qeveria e Serbisë

Ekipi i hendbollit nga Kurshumlija, sot është ndaluar në kufirin e Kosovës me Serbinë, pasi ishte nisur për t’u ndeshur me ekipin e Mokra Gora.

Kjo ka ngjallur reagime nga ana e Qeverisë së Serbisë, derisa këtë vendim e kanë quajtur si të papranueshëm, përcjell GazetaBlic.

Për këtë rast ka reaguar edhe zyra për Kosovë e qeverisë së Serbisë.

Sot, Zyra për Kosovë dhe Metohi dënoi ashpër parandalimin e klubit të hendbollit nga Kursumlija për të hyrë në Kosovë dhe për të luajtur një ndeshje me ekipin e Mokra Gora, sepse kjo është shkelja flagrante e së drejtës për lirinë e lëvizjes, por edhe marrëveshjes së Beogradit e Prishtinës, e cila rregullon atë çështje.

Lojtarët e klubit serb të hendbollit janë parandaluar të garojnë me “shpjegimin absurd të Prishtinës se atletët janë një kërcënim për sigurinë, shëndetin publik dhe marrëdhëniet ndërkombëtare”, thuhej mes tjerash në deklaratën e kësaj zyre.

LAJME TË TJERA