Ideja gjeniale nga Bjellorusia | Tifozët paguajnë biletat virtuale, klubi ua vendos fytyrat e tyre në ulëse

 Ideja gjeniale nga Bjellorusia | Tifozët paguajnë biletat virtuale, klubi ua vendos fytyrat e tyre në ulëse

Përderisa në shumicën e vendeve të Evropës, futbolli është ndalur, kështu nuk ka ndodhur edhe në Bjellorusi.

Atje po vazhdon të luhet, ani pse pa tifozë. Megjithatë, një klub nga ky kompeticioni më i lartë i futbollit në këtë vend është treguar goxha kreativ, përcjell GazetaBlic.

Dinamo Brest, aty ku luan edhe shqiptari Elis Bakaj, ka vendosur që tifozët mund të jenë prezentë, por vetëm virtualisht.

Ata paguajnë një çmim të biletave në formë elektronike, kurse klubi ua vendos fytyrat në ulëset e stadiumit.

Një ide interesante kjo, që tashmë ka bërë gjiron e botës në rrjetet sociale.

Kujtojmë se sipas ekspertëve infektivë, pikërisht futbolli është shkaktari kryesor i shpërndarjes së madhe të kësaj pandemie, ku loja që po përmendet më së shumti është ajo mes Atalantës dhe Valencias.

LAJME TË TJERA