IKShPK-ja ia konfirmon KEK-ut rezultatet e testimeve të punëtorëve

 IKShPK-ja ia konfirmon KEK-ut rezultatet e testimeve të punëtorëve

KEK ka njoftuar se pas testeve të bëra për COVID 19 për punëtorët edhe të gjithë kanë rezultuar negativ.

Sipas njoftimit ” KEK vazhdon te jetë në kontakt të vazhdueshëm me 9 kolegët tanë që kanë rezultuar pozitiv duke përcjellur gjendjen e tyre shëndetësore”.

Njoftimi i plotë:

Ju njoftojmë se pas testeve të bëra për COVID 19 me dt: 08.06.2020, KEK ka pranuar rezultatet nga IKSHPK-ja dhe fatmirësisht të gjithë kolegët tanë kanë rezultuar negative (gjeni listen bashkangjitur). Pavarësisht këtij rezultati, rreziku nga përhapja e kësaj pandemie ende nuk ka kaluar, KEK vazhdon te jetë në kontakt të vazhdueshëm me 9 kolegët tanë që kanë rezultuar pozitiv duke përcjellur gjendjen e tyre shëndetësore edhe pse deri më tani gjendja e tyre është stabile. KEK gjithashtu është duke vazhduar me gjurmimin e të gjithë punëtorëve që dyshohet të kenë pasur kontakte me personat e infektuar duke I udhëzuar që paraprakisht të vetë izolohen duke shmangur kontaktet me familjarët dhe kolegët. Në këtë drejtim, KEK-u në bashkëpunim të ngushtë me IKSHPK-në, po vazhdon të ndërmerrë të gjitha masat e nevojshme në mbrojtjen dhe parandalimin e përhapjes së pandemis COVID-19.

LAJME TË TJERA