IKSHPK: Respektoni këto tri rregulla themelore, përndryshe gjithçka do të shkojë “huq”

 IKSHPK: Respektoni këto tri rregulla themelore, përndryshe gjithçka do të shkojë “huq”

Instituti kombëtar i shëndetit publik në vendin tonë sot u ka bërë ftesë qytetarëve që t’i respektojnë tri rregulla themelore, përndryshe e gjithë puna e derisotshme mund të shkojë huq.

Më poshtë mund të shihni njërën pjesë të komunikatës së plotë, komunikatë në të cilën u konfirmuan edhe 129 raste të reja me Covid 19.

Përpjekja e madhe e përbashkët e derisotme mund të na shkojë huq për shkak të pakujdesisë së mos përmbajtes së tri rregullave themelore, të cilat duhet të jenë përditshmëri e jona edhe pa pandemi, e që nënkupton: mbajtjen e distancës fizike, mbajtjen e maskave dhe larjen e duarve me kujdes disa herë në ditë, për 20-30 sekonda.

Lexo edhe: https://07press.com/alarmante-numer-treshifror-i-te-infektuarve-me-koronavirus-ne-24-oret-e-fundit/

NJËQIND E NJËZET E NËNTË RASTE ME COVID-19 DHE DHJETË TË SHËRUAR!Sot më 15 qershor 2020, në Laboratorin e…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Monday, June 15, 2020

LAJME TË TJERA