Incidenti që shkaktoi vdekjen e ushtarit amerikan në Kosovë, ende nën hetime

 Incidenti që shkaktoi vdekjen e ushtarit amerikan në Kosovë, ende nën hetime

Ushtari amerikan Alexander Klass ka vdekur të shtunën e 4 korrikut në kampin ushtarak në Novosellë në rrethana ende të pasqaruara.

Gazeta Express ka kontaktuar komandën e ushtrisë amerikane për Evropë për të pyetur se cila është arsyeja e vdekjes së ushtarit, por të njëjtit deklaruan se incidenti që ka shkaktuar vdekjen e 20-vjeçarit është aktualisht nën hetim dhe nuk kanë informata tjera.

Dje, përmes një komunikate për media Komanda Rajone e Lindjes në kuadër të KFOR’it ka njoftuar se përshkak të një inicidenti që nuk lidhet me luftime, në kampin ushtarak në Novosellë me datë 4 korrik ushtari 20-vjeçar nga ShBA’ja, Alexander Klass që ishte duke shërbyer në Kosovë ka vdekur,duke mos specifikuar se për çfarë lloj incidenti bëhej fjalë.

KFOR RC-E Soldier Died at Camp Novo Selo from a Non-Combat-Related Incident CAMP BONDSTEEL, Kosovo, July 7– A U.S….

Posted by KFOR Regional Command East on Tuesday, July 7, 2020

Gazeta Express ditën e djeshme ka kontaktuar misionin paqeruajtës të KFOR’it në lidhje me incidentin që ka ndodhur ku për pasojë ka vdekur ushtari amerikan, por të njëjtit në një përgjigje për Gazetën kanë thënë se pyetjet duhet të drejtohen në Departamentin Amerikan të Mbrojtjes, sepse është çështje kombëtare e brendshme e tyre.

Express ka kontaktuar komandën e ushtrisë amerikane në Evropë, se çfarë lloj incidenti ka ndodhur në kampin në Novosellë më 4 korrik ku ka gjetur vdekjen ushtari amerikan Alexander Klass.

Në përgjigjen zyrtare me shkrim të komandës së ushtrisë amerikane për Evropë, thuhet se incidenti është duke u hetuar dhe asnjë informatë tjetër nuk është në dispozicion.

“Përderisa incidenti është aktualisht nën hetim, asnjë informacion i mëtejshëm nuk është në dispozicion në këtë kohë”, thuhet në përgjigje.

Alexander Klass, 20 vjeçar me prejardhje nga Oregoni i ShBA’së ka shërbyer në Kosovë nga Marsi 2020 në kuadër të misionit të KFOR’it.

LAJME TË TJERA