Interesante kjo! Rahoveci liron një futbollist për shkak se nuk e respektoi klubin

 Interesante kjo! Rahoveci liron një futbollist për shkak se nuk e respektoi klubin

KF Rahoveci po kalon nëpër një formë të mirë këtë edicion, pasi deri më tani ka arritur të sigurojë një vend në pjesën e epërme të tabelës, teksa deri në fund do të synojnë rikthimin në Ligën e Parë.

Megjithatë, “vreshtarët” nuk po qëndrojnë duarkryq. Kjo pasi ata kanë liruar një futbollist, për shkak siç thuhet në komunikatën zyrtare, për shkak të mosrespektimit të klubit, përcjell 07 Press Sport.

Bëhet fjalë për Arbrion Frokaj, i cili ka djersitur fanellën e Rahovecit edhe ky i fundit drejtohej nga Senad Alirifa, gjatë sezonit 2014/2015.

/07 Press/

LAJME TË TJERA