Faqja jonë përdorë "cookies". Në momentin që pranoni këtë, pajtoheni me kushtet e përdorimit të portalit 07 Press. 

Interpretimi i ngjarjeve dhe deklaratave po dekurajon qytetarët që të kenë mendime pozitive për vendin

Ne Kosovë, rajon dhe më gjerë në vendet ballkanike interpretimi i një procesi apo deklarate që rrjedh nga ndonjë ngjarje politike, sociale, sa do e vogël të jetë, vërehet qartë se komentohet që nga familja e deri në rangun më të lartë të shtetit, pa lënë anash mediat, që shpesh herë interpretohen publikisht nga
individë jokompetent, të cilët marrin guximin dhe akuzojnë, shpeshherë edhe gënjejnë, dhe opinionin po e helmojnë  dhe mbushin me urrejtje e që realisht nuk do të duhej të ishte ashtu.

Kritikat dhe trysnitë ndaj klasës politike që ata të jenë sa më produktiv në raport me qytetarët, duke përfshirë të gjithë që kanë influencë në rrafshin politik, do të ishte e natyrshme që të ketë takime publike, emisione enkas për qëllime të tilla në dobi të qytetarëve, vlerësime nga institucionet relevante, parlamentin me opozitën e saj e që nuk do të duhej të rrinte e qetë. E gjithë kjo mundësi do të ishte në interesin e qytetarëve po të bëhej më ndryshe
nga ajo që bëhet nga debatet në televizione, e që ndonjëherë po servohet dhe imponohet drejtimi që qytetarët dëshirojnë ta kenë.

Qëllimi nuk është për të limituar mendimin ndryshe dhe fjalën e lirë, por asnjëherë interpretimin në mënyrë të gabuar, e që më pas ajo të ndikojë në
përditshmërinë e qytetarëve. Qytetarët kanë nevojë për më pak presion publik, ata të jenë të informuar për ngjarjet me rëndësi për vendin, por jo edhe për interpretimin e një fjalë apo shikimi të dikujt që aspak nuk ju hynë në punë.

Pra, qytetarëve nga mediat u servohet interpretim i çfarëdo dhe secilës fjalë të dhe ngjarjeje që ndodhë në vend dhe jashtë saj, por edhe nga persona joadekuat, në mbrëmje kur familjet janë bashkë, atyre u servohen vetëm tema që u përshtaten udhëheqësve të këtyre mediave, edhe pse ato janë një hiq; tema,
duke lënë tema më të rëndësishme, në një kohë kur vendi po humb për ditë e mëbshumë rininë e saj, në një kohë kur pjesa dërrmuese e qytetarëve temë diskutimi
brenda vetes kanë se si të gjejnë një zgjidhje për të ikur, ndërsa interpretimet në publik pa nevojë, u ndihmojnë të zhgënjyerve të rrisin dozën dhe pakënaqësinë e zhvillimeve në vend. Nuk do të duhej që gjithçka të politizohet, nevoja për mbështetje nga kushdo që mundet ndaj secilit është më se e domosdoshme, kjo mundësi duhet të jetë aktualisht temë dhe dëshira për të ndihmuar tjetrin të jetë edhe në realitet.

Ky popull meriton një trajtim më ndryshe, më të mirë, nuk e meriton të nëpërkëmbet nga secili që i ipet mundësia të ketë një ndikim ndaj masës, këta
qytetarë që deri para luftës së fundit që mundej askush t’u hynte në mes dhe t’i thyente, ata i ruajtën ndër shekuj lidhjet familjare, ishin të bashkuar si një trup i vetëm, edhe pse u mungonin të gjitha të mirat e ditëve të sotme.

Ajo dashni mes njerëzve siç duket u thye me interes u thye me modernizimin e shpejtë, dhe efektit të saj nuk i shpëtoi as edhe debati më i thjeshtë mes
familjarëve dhe miqve.

Prandaj një shtëpi e ëndrrave, me bindjen dhe respektin ndaj njerëzve dalëngadalë dhe në heshtje është zbehur, dhe dinamika e jetës i shtyu njerëzit të
harrojnë për të tjerët, dhe familja si institucioni më i rëndësishëm i shtetit po t’kurret deri në masën e lejimit të manipulimit edhe nga akterë të parëndësishëm
nëpërmjet rolit të interpretimit të secilës ngjarje, duke renditur dashurinë dhe respektin e njerëzve mes vete më poshtë.

Por, një gjë është me rëndësi, pjesa më e bukur e këtij populli siç është humanizmi, u ruajt mjaft mirë, duke u kultivuar edhe më shumë, dhe këta
njerëz asnjëherë nuk lanë njëri tjetrin të vuajë.

Shpresojmë që të kultivohet kjo dashuri mes qytetarëve dhe asnjëherë mos të humbin shpresat, dhe se vendi do të marrë vendin e tij të merituar, duke rritur
mirëqenien, ruajtur traditat dhe zakonet e mrekullueshme që ka ky vend.

Autor: Skender Berisha