Ish-diplomati amerikan: Dialogu mund të rifillojë së shpejti, nëse udhëheqësit e dëshirojnë atë

 Ish-diplomati amerikan: Dialogu mund të rifillojë së shpejti, nëse udhëheqësit e dëshirojnë atë

Ish-diplomati dhe eksperti amerikan i Këshillit Atlantik, Daniel Fried, tha se dialogu midis Prishtinës dhe Beograditmund të rifillojë së shpejti nëse liderët e dëshirojnë atë.

Ai në një intevistë për Zërin e Amerikës vlerësoi se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dëshiron të gjejë një mënyrë për ta bërë atë.

“Presidenti Vuçiq është një njeri i zgjuar dhe një politikan i mirë. Ai dëshiron përparim dhe ai dëshiron të gjejë një mënyrë për dialog. Ai mund ta bëjë atë.

Serbia mund të marrë shumë. Ajo dëshironte të bëhej pjesë e Evropës sapo ajo fitoi lirinë. Atë e donin që në shk .19. “Unë e di se dikush do të thotë që Serbia ëndërron për Kosovën. Kjo është ndoshta e vërtetë. Por Serbia gjithashtu ëndërron të jetë pjesë e Evropës. Shfrytëzojeni atë mundësi”, tha Fried.

LAJME TË TJERA