Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, është parë në një nga kafenetë e Prishtinës së bashku me familjen e tij, duke respektuar maksimalisht masat ndaj COVID-19. Në fotografinë e siguruar nga Gazeta Online “Reporteri.net”, Vitia shihet që është i pajisur me maskë mbrojtëse si masë për luftimin e koronavirusit.

Por njëjtë sikur ish-ministri Vitia nuk po bëjnë edhe qytetarët e Kosovës.

Që nga lehtësimi i masave kufizuese, është parë një moskujdesje dhe mosrespektim i rekomandimeve të IKSHPK-së e MSH-së nga ana e qytetarëve, duke mos u pajisur me mjete mbrojtëse e as duke mos respektuar distancën fizike.

Si pasojë e kësaj është rritur edhe numri i rasteve të reja me koronavirus, ku vetëm mbrëmë u konfirmuan 178 raste të reja, ndërsa u shënuan 8 raste të vdekjes.

Kujtojmë se edhe sot kanë humbur jetën 5 pacientë në Klinikën Infektive, ndonëse ende nuk është konfirmuar nga institucionet përkatësë.

LAJME TË TJERA