Ja kush ka gjasa të bëhet president i ri i Kosovës sipas analistëve

 Ja kush ka gjasa të bëhet president i ri i Kosovës sipas analistëve

Në “Debat Plus” analistët kanë komentuar disa nga emrat e lakuar për t’u zgjedhur në postin e Presidentit.

Në mesin e tre emrave të lakuar nga PDK si kandidatë të mundshëm për presidentë, Enver Hoxhaj, Hajredin Kuçi dhe Vlora Çitaku kjo e fundit shihet si më e mundshme për këtë post.Visar Ymeri ka thënë Vlora Çitaku është figura e parë nga PDK sa u përket gjasave për t’u bërë presidente. Sipas tij më pas renditen Enver Hoxhaj e pastaj Hajredin Kuçi.

Donika Emini thotë se padyshim që Vlora Çitaku si një femër do të ishte më e pranueshme edhe ndërkombëtarisht.Bekim Kabashi thotë se Vlora Çitaku do të ishte kandidate më e mirë për Kosovën në raport me dy kandidatët tjerë.

Nga ana tjetër Armend Muja thotë se asnjëri nga këta kandidatë nuk do të ishin të pranueshëm për të për postin e presidentit për shkak se sipas tij Kushtetuta kërkon kandidatë apolitikë.

Analistët e shohin të pranueshëm për popullin kandidaturën e Murat Jasharit për president, por sipas tyre ka rezerva nga subjektet politike për këtë kandidaturë.Nexhat Dacin asnjëri nga panelisët nuk e shohin si kandidatë të mundshëm për presidentë pavarësisht se emri i tij është lakuar si emër i mundshëm për këtë pozitë.

Për Ramush Haradinajn Armend Muja thotë se ka gjasa të jetë president për shkak të pazareve që mund të bëhen në kalkulimet e subjekteve politike. “Nëse nuk bëhet President Haradinaj, AAK edhe ashtu mund të jetë jashtë qeverisë nëse futet PDK në koalicion”, ka thënë Muja.

Bekim Kabashi thotë se Haradinaj mund të bëhet president për të evituar shkuarjen në zgjedhje. Visar Ymeri thotë se vështirë që Ramush Haradinaj mund të merr “bekimin” e ndërkombëtarëve për postin e presidentit.Rexhep Qosja nuk shihet nga analistët si kandidatë potencial për president për shkak të polarizimit që ka pasur me subjekte politike.

LAJME TË TJERA