“Jahja Danuza” në delir, Rahoveci përmbysë Vëllaznimin në lojën shtesë

KF Rahoveci ka përmbysur Vëllaznimin në katër minutat e fundit të ndeshjes.

Një skuadër me karakter lufton deri në fund dhe kështu ndodhi edhe sot.

Bardhekaltërit e Alirifës nuk u dorëzuan deri në fund, kur fillimisht në të 89-tën barazuan shifrat, para se pesë minuta më vonë ta fitojnë komplet ndeshjen.

Hap i mundimshëm ky, por tejet i madh i skuadrës nga “Jahja Danuza”.