“Jam nënë e dy fëmijëve, të lutem mos të më mbesin fëmijët në rrugë”, shkrimi emocionues i nënës drejtuar Armend Mujës pas kundërshtimit të Trustit

 “Jam nënë e dy fëmijëve, të lutem mos të më mbesin fëmijët në rrugë”, shkrimi emocionues i nënës drejtuar Armend Mujës pas kundërshtimit të Trustit

Propozimin për tërheqjen e një përqindje të kursimeve nga fondi pensional po e kundërshton tash e disa kohë partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje

Deputeti i kësaj partie, Armend Muja para pak kohe u deklarua kategorisht kundër një tërheqje tjetër të trustit.

I pyetur se pse po e kundërshton tërheqjen e kontributeve në Trust nga qytetarët, në kohën kur shumë artikuj janë shtrenjtuar, derisa personalisht i merr mbi 4000 € në muaj, Muja ka thënë se ata nuk kanë nevojë për të marrë para nga Trusti, pasi këtë ndihmesë do ta bëjë Qeveria.

“Ideja kryesore është që qytetarët të informohen që 1.1 milion njerëz janë të aftë për punë, 668 mijë llogari ekzistojnë në trust, nga të cilat që kanë 70% të resurseve, që do të thotë unë nuk e përjashtojë që dikujt i kish ndihmu kushtimisht, po ne jemi këtu me i mbledh resurse dhe me i dhënë nga paret e Qeverisë pa i pasur nevojë ata me i prek. Nëse ti i tërheq nga trusti 52 euro, ne po ofrojmë për një pjesë më shumë se aq, kurse për ata ne do të jemi përgjatë gjithë vitit”, pati deklaruar ai.

Ky qëndrim i deputetit të VV-së u kundërshtua fuqishëm nga shumë qytetarë.

Madje së fundmi ata kanë publikuar edhe mesazhet e tyre private të cilat ia kanë dërguar Mujës.

Një mesazh mjaft emocionues është publikuar në një grup publik në Facebook, ku qytetarët kanë vendosur t’i ndajnë së bashku vështirësitë dhe ta shprehin nevojën e tërhqejes së disa nga mjeteve në Trust.

Përshendetje, z.Armendi, t’u kisha lutë si prindër që jam, ta lironi trustin. Jam nënë e dy fëmijëve, njërën 8 vjeçare, e tjetrën 2 vjeçare. Jam nga unazat e sëmur, unë dhe bashkëshorti, dytë kemi probleme shëndetësor. Jetojmë me qera, nuk po mundemi të ia dalim. Të gjitha gjërat me çmime të larta. Jo që kam shumë të marr (nga Trusti), por për mua edhe një ndihmë ta kaloj pak këtë krizë, të paguaj qeran, të mos më mbesin fëmijët në rrugë. Besoj që edhe shumë të tjerë, janë njejtë si unë…”, i shkoi kështu nëna e dy fëmijëve e cila ka tejet shumë nevoj për tërheqjen e disa mjeteve nga Trusti, deputetit Muja.E ky nuk ishte i vetmi mesazh i qytetarëve drejtuar Mujës.Madja Muja duket se disa nga këto mesazhe edhe i ka lexuar.Edhe shumë qytetarë tjerë duket se i janë drejtuar Mujës, duke i treguar edhe privatësisht se qëndrimi i tij që qytetarët nuk kanë nevojë për tërhqejen e Trustit, është i gabuar.

LAJME TË TJERA