Juventusi i kërkon Chelseat ta ulë çmimin e Emeron Palmierit

 Juventusi i kërkon Chelseat ta ulë çmimin e Emeron Palmierit

Juventusi po përpiqet akoma që Chelsea të ulë çmimin e kërkuar prej 25-30 milionë eurosh për anësorin e krahut të majtë, Emerson Palmierin.

Interesimi i tyre për mbrojtësin e lindur në Brazil ka qenë i njohur për ca kohë dhe ai kishte qenë një objektiv kryesor kur Alex Sandro ishte i vendosur të largohej gjatë verës, dhe përsëri në janar.

Sipas mediumit italian Calciomercato.com, Bianconerët janë duke punuar me Chelsean për të ulur çmimin e kërkuar, i cili aktualisht është në 25-30 milionë euro.

Bisedimet mes dy klubeve thuhet se do të vazhdojnë në fund të këtij sezoni.

Emerson është vetëm 25 vjeç dhe kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij në Itali me Palermon dhe Romën, para së të transferohej në Stamford Bridge.

Ai u bashkua me Chelsean në janar të 2018 për 20 milionë euro, por përparimi i tij ngeci pas një dëmtimi të rëndë në gju.

Lojtari ka bërë 18 paraqitje për Chelsea në të gjitha garat deri më tani këtë sezon.

LAJME TË TJERA