Kadri Veseli e bën testin për Covid-19, vetizolohet!

 Kadri Veseli e bën testin për Covid-19, vetizolohet!

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, sot gjatë ditës ka bërë testin për Covid-19.

Bazuar në rekomandimet e IKSHPK-së, ai ka njoftuar se është vetizoluar deri në konfirmim të rezultati.

“Apeloj te të gjithë qytetarët që t’i respektoni masat, t’i vendosni maskat, të mbani distancën dhe higjienën”, ka thënë Veseli, shkruan GazetaBlic.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,Pas disa simptomave të lehta dhe dyshimeve që potencialisht mund të jam infektuar me Sars-CoV-2, sot e kam bërë testin.

Në përputhje me rekomandimet e institucioneve, jam vetizoluar deri në konfirmimin e rezultatit.

Apeloj te të gjithë qytetarët që t’i respektoni masat, t’i vendosni maskat, të mbani distancën dhe higjienën!

LAJME TË TJERA