Kallxo.com: Edon Cana është shoferi i arrestuar ditë më parë në Rahovec, kanosi policët nën ndikim të alkoolit – iu konfiskua edhe patenta

Zyrtari i PDK-së dhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të degës së PDK-së në Rahovec, Edon Cana, raportohet të jetë i arrestuari nga Policia e Kosovës dy ditë më parë në qytetin e Rahovecit.

Të paktën kështu shkruan Kallxo.com, që ka dhënë detaje shtesë rreth këtij informacioni.

Mediumi nacional mëson se rasti është provuar të mbahet fshehur.  Për ish-ambasadorin e Kosovës në Bullgari është hapur rast për ngasje të automjetit nën ndikim të alkoolit dhe kanosje ndaj policëve.

Në anën tjetër, vetë Cana, për Kallxo.com nuk e ka mohuar rastin, duke thënë se është veç një gjobë prej 30 eurove.