Kapen 2.2 ton kokainë në Kosovë

 Kapen 2.2 ton kokainë në Kosovë

Burimet e Top Channel bëjnë me dije se 2 ton e 200 kg kokainë janë kapur në Kosovë.

Operacioni siç bëjnë me dije u krye në bashkëpunim me policinë shqiptare, kosovare dhe atë italiane, me sinjalizimin e DEA-s amerikane.

Mësohet se para 15 ditësh sasia e madhe ka ardhur në Durrës dhe ka qenë në vëzhgim nga policia, e cila ka lejuar që kamioni të shkojë te porositësit. Sasia e sekuestruar e kokainës kap vlerën e 6 miliardë eurove.

Sipas ABC News, kamioni ka qenë i mbushur me mish dhe i është vendosur çipi nëpër kontejner. Gjithnjë sipas kësaj medie, sasia e sekuestruar është 400 kg e jo 2.2 ton. Kontejneri u ngarkua në kamionin me tabela 01 263 OD në Portin e Durrësit.

Policia shqiptare kishte dy muaj që priste për një sasi të tillë pasi ishte sinjalizuar nga DEA. Sekuestrimi i këtij kamioni u bë nga Policia e Kosovës.

KOHA ka kontaktuar me Doganën e Kosovës, mirëpo këta nuk ishin të informuar për rastin. Ndërkohë, Policia deri në këto momente, nuk ka kthyer përgjigje.

LAJME TË TJERA