Faqja jonë përdorë "cookies". Në momentin që pranoni këtë, pajtoheni me kushtet e përdorimit të portalit 07 Press. 

Kaq para shpenzoi Kuvendi në paga dhe mëditje për 6 muaj

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka votuar raportin e shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për gjashtë mujorin e parë të këtij viti.

Sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi sqaroi se mbi 3.4 milion euro janë shpenzuar për paga dhe mëditje.

“Kategoria e Pagave në buxhetin gjashtëmujor është 3.401.375,91 euro dhe si të tilla janë të ndara në katër Programe: për anëtarët e Kuvendit janë shpenzuar 1.807.264,22 euro, nga Administrata e Kuvendit 1.072.677,71 euro, e nga stafi mbështetës politik 504.947,45 euro”, tha sekretari Krasniqi.