Kërcënohet mikrobiologu Raka

 Kërcënohet mikrobiologu Raka

Mikrobiologu, Lul Raka është kërcënuar me jetë nga një qytetar.

Raka ka shpërndarë një fotografi si dëshmi në rrjetin social “Facebook”.

“O maxhup me bo me na shti karantinë omët at kall perse xhalli me krejt familjen”, i ka shkruar qytetari Rakës.

Nga këto fjalë nënkuptohet se Raka është kërcënuar nëse rekomandon që ndonjë qytet të hyj në karantinë për shkak të rritjes të rasteve të reja me koronavirus.

Ndryshe, Raka ishte shpallur si Europiani i Vitit 2020, një çmim që ndahet çdo vit me rastin e Ditës së Evropës nga Bashkimi Europian në Kosovë.

LAJME TË TJERA