Kështu ishte dhënë lajmi për arrestimin e Albin Kurtit, babait dhe vëllait të tij

 Kështu ishte dhënë lajmi për arrestimin e Albin Kurtit, babait dhe vëllait të tij

Në prill të vitit 1999, Albin Kurti ishte arrestuar nga forcat serbe bashkë me babain e tij, Zaim Kurtin dhe vëllaun, Arianit Kurtin.

Lajmin në atë kohë e kishte dhënë edhe Televizioni shqiptar TVSH.

Në atë kohë, moderatori Mustaf Muçaj, dëgjohet duke dhënë lajmin për arrestimin e anëtarëve të familjes Kurti.

“Burimet tona nga Prishtina, na informojnë se tash e 10 ditë janë arrestuar nga forcat serbe, Zaim Kurti, anëtar i Kryesisë së Lëvizjës Demokratike Shqiptare dhe dy bijtë e tij, Albin Kurti, veprimtar i dalluar studentornë Prishtinë dhe sekretar i zyrës së Adem Demaçit dhe Arianit Kurti, student i vitit të tretë në fakultetin teknik në Prishtinë. Nuk ka informacione për fatin e të arrestuarve”, thuhet në lajmet e vitit 1999 në TVSH.

KLIKO KËTU PËR VIDEON E PLOTË

Ndryshe, Albin Kurti ishte i arrestuar politik gjatë kohës së luftës në Kosovë dhe u lirua më 7 dhjetor 2001, pas presionit të ndërkombëtarëve për të liruar të burgosurit politikë nga regjimi serb.

Kurti u arrestua më 27 prill 1999 në Prishtinë. Deri më 2 maj 1999 është mbajtur në burgun e Prishtinës. Prej 2 maj deri më 10 qershor në burgun e Lipjanit. Prej 10 qershorit deri më 13 dhjetor 1999 në burgun e Pozharevcit. Prej 13 dhjetorit deri më 13 mars 2000, në burgun e Nishit.

Procesi gjyqësore ndaj Albin Kurtit ka filluar më 9 mars 2000, ndërsa më 13 mars është shqiptuar dënimi prej 15 vjetësh nën akuzën “cenimi i integritetit territorial dhe sovranitetit të Jugosllavisë” sipas nenit 116.

Sërish, prej 14 mars 2000 deri në nëntor, ka qenë në burgun e Pozharevcit. Intervista e dhënë në burg është më 22 prill 2000.

Prej nëntorit të vitit 2000 deri më 3 dhjetor të vitit 2001 ka qenë në burgun e Quprisë, ndërsa prej 3 dhjetor 2001 deri më 7 dhjetor, sërish në burgun e Nishit.

LAJME TË TJERA