Këta janë dy emrat më të shpeshtë gjatë vitit 2019

 Këta janë dy emrat më të shpeshtë gjatë vitit 2019

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar “Statistikat e Lindjeve në Kosovë” për vitin 2019.

Sipas këtij raporti, gjatë vitit të kaluar janë kryer 21 mijë e 899 lindje në vend, 21 mijë e 798 prej të cilave lindje të gjalla, raporton Express.

Gjatë 2019’ës, dy emrat më të shpeshtë po del të kenë qenë Alea dhe Amar, derisa mosha mesatare e femrave që kanë lindur fëmijë ishte 29 vjeçe.

“Fëmijën e parë e kanë lindur 37.6% e nënave; 32.2% e nënave kanë lindur fëmijën e dytë; dhe 19.8% e nënave kanë lindur fëmijën e tyre të tretë, e kështu me radhë. Sipas peshës së fëmijës së lindur, në institucione shëndetësore, numri më i madh i foshnjave ishte me peshë: 3 000 – 3 499 gr., ose 37.0%; 3 500 – 3 999 gr., ose 30.6%; 2 500 – 2 999 gr., ose 12.5%; etj”, thuhet në raport.

Sipas përgatitjes shkollore, dominojnë nënat me: shkollë të mesme me 41.2%; shkollë të lartë dhe me fakultet marrin pjesë me 29.4%; shkollë fillore me 22.1% etj.

Bazuar në raportin e ASK’së, vjet shtatë nëna lindën treneq dhe 297 nëna lindën bineq.

LAJME TË TJERA