Këto janë komunat e Kosovës që nuk kanë asnjë rast me koronavirus

 Këto janë komunat e Kosovës që nuk kanë asnjë rast me koronavirus

Leposaviqi, Zveçani, Zubin Potoku, Deçani, Hani i Elezit janë komunat që atkualisht kanë zero raste aktive me koronavirus.

Në këto komuna janë shëruar të gjithë të infektuarit me COVID-19.

Sipas hartës së publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, që nga fillimi i pandemisë janë testuar 22 mijë e 725 raste.

Komuna e Prishtinës prinë me numrin më të madh të rasteve pozitive, gjithsej 475. Vushtrria renditet e dyta me 313 raste ndërsa pas saj Prizreni me 262 raste pozitive.

LAJME TË TJERA